Osmani i takon disa studentë shqiptarë në Austri: Mezi pres diskutimin e sotëm mbi avancimin e rrugës së Kosovës për në BE - Gazeta Express
string(121) "osmani-i-takon-disa-studente-shqiptare-ne-austri-mezi-pres-diskutimin-e-sotem-mbi-avancimin-e-rruges-se-kosoves-per-ne-be"

Osmani i takon disa studentë shqiptarë në Austri: Mezi pres diskutimin e sotëm mbi avancimin e rrugës së Kosovës për në BE

Lajme

Gazeta Express

27/08/2023 16:17

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me disa të rinj shqiptarë në Austri, para nisjes së Forimit Europian Alpbach.

Osmani ka publikuar fotografinë nga Alpet austriake duke shkruar në Facebook: “Një mëngjes frymëzues në Alpet austriake me të rinjtë e jashtëzakonshëm shqiptarë para Forumit Evropian Alpbach 2023”.

Lexo Edhe:

Ajo e shpërndau fotografinë e njëjtë edhe në rrjetin social X, duke shkruar se e ka nisur ditën në Alpbach me “studentë frymëzues nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora jonë në Forumin Evropian Alpbach të këtij viti”.

“Mezi pres diskutimin e sotëm të panelit mbi avancimin e rrugës së Kosovës për në BE, adresimin e sfidave aktuale dhe nevojën për një proces të përshpejtuar zgjerimi”, shkroi Osmani.

Siç njoftoi zyra e për shtyp e Presidencës, Osmani “do të jetë folëse në panelin kryesor në hapje të Forumit, i cili do të fokusohet në rishikimin e politikës aktuale të zgjerimit, adresimit të sfidave aktuale politike dhe të sigurisë, si dhe avancimin e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian”.