Osmani i shkruan kreut të Parlamentit izraelit, kërkon bashkëpunim dhe institucionalizim të raporteve - Gazeta Express
string(100) "osmani-i-shkruan-kreut-te-parlamentit-izraelit-kerkon-bashkepunim-dhe-institucionalizim-te-raporteve"

Gazeta Express

24/09/2020 10:52

Osmani i shkruan kreut të Parlamentit izraelit, kërkon bashkëpunim dhe institucionalizim të raporteve

Gazeta Express

24/09/2020 10:52

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, sot përmes një letre zyrtare i është drejtuar kreut të Kuvendit të Izraelit, Yariv Levin, të cilit i ka kërkuar takim dhe një video-bisedë për të diskutuar rreth vendosjes së raporteve diplomatike dhe thellimit të bashkëpunimit në mes dy shteteve.

“Me padurim pres që të iu takoj. Ju lutem më tregoni se për kur mund të caktojmë një video-bisedë për të diskutuar rreth asaj se si do të mund të bashkëpunojmë”, thuhet në letrën e Osmanit, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Osmani ka thënë se është e interesuar veçanërisht për krijimin e grupeve të përbashkëta parlamentare për të institucionalizuar bashkëpunimin në mes të dy parlamenteve.