Osmani i kundërpërgjigjet Ismailit: Nuk i arsyetoj donacionet nga Serbia as të vitit 2016 e as 2020 - Gazeta Express
string(100) "osmani-i-kunderrpergjigjet-ismailit-nuk-i-arsyetoje-donacionet-nga-serbia-as-te-vitit-2016-e-as-2020"

Osmani i kundërpërgjigjet Ismailit: Nuk i arsyetoj donacionet nga Serbia as të vitit 2016 e as 2020

Gazeta Express

04/06/2020 12:19

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani është përplasur edhe me deputetin e PDK-së, Uran Ismaili, për një letër që ajo thotë se i ka ardhur nga sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me donacionet në kohë të pandemisë.

Ismaili e ka akuzuar Osmanin se po e arsyeton qeverisjen e Albin Kurtit për donacionet, madje edhe për – siç thotë ai – kontrabandën, që është kryer gjatë kohës kur e ka drejtuar Ministrinë Arben Vitia.

Lexo Edhe:

Osmani thotë se asaj i ka ardhur një letër nga sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë dhe atë letër e ka detyrë t’ua shpërndajë deputetëve Kuvendit.

“Për mua është e çuditshme se si ju akuzoni për fjalë që unë fare nuk i thashë. Për të qenë në krye të detyrës, nëse mua më vjen letra nga sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, si shërbyes civil që ka qenë aty edhe kur ju keni drejtuar Ministrinë, nëse ajo letër më drejtohet në cilësinë e Kryetares, unë e kam për detyrë t’jua shpërndaj”, ka thënë Osmani.

Kryeparlamentarja i ka thënë deputetit të PDK-së, që në asnjë moment nuk e ka arsyetuar donacionin e testeve nga Serbia dhe se donacione nga shteti serb nuk ka arsyetuar asnjëherë.

“Në asnjë moment nuk arsyetojë mënyrën si kanë hy sepse nuk e di si kanë hy [donacioni]. Asnjë konstatim nuk e dhashë. Për mua donacioni nga Serbia nuk ka arsyetim as në vitin 2016, as 2017, 2018, 2019 as në 2020”, ka thënë Osmani. /Express/