Osmani: Është projekt i një rëndësie të veçantë strategjike për vendin dhe për rajonin - Gazeta Express
string(85) "osmani-eshte-projekt-i-nje-rendesie-te-vecante-strategjike-per-vendin-dhe-per-rajonin"

Gazeta Express

16/01/2020 15:57

Osmani: Është projekt i një rëndësie të veçantë strategjike për vendin dhe për rajonin

Gazeta Express

16/01/2020 15:57

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut u nënshkrua sot Marrëveshje për ndërtim të dy kilometrave të para të autostradës Shkup-Bllacë.

Me këtë rast Bujar Osmani , zëvendës kryeministër për Çështje Evropiane tha se ndërtimi i autostradës Shkup -Bllacë ,është një projekt i një rëndësie të veçantë strategjike për vendin dhe për rajonin.

Lexo Edhe:

“Është një tentativë 20 vjeçare për të ndërtuar këtë rrugë që kurorëzohet sot me nënshkrimin e kësaj kontrate “.

Gjithçka ka filluar në Mars të 2018 -tën kur me propozim të Sekretariatit për Çështje Evropiane,qeveria formoi një grup ministror dhe unë u caktova si koordinator i atij grupi për të siguruar konstruksionin finansiarë për përgatitjet e nevojshme për ndërtimin e kësaj autostrade”deklaroi Osmani .