Osmani: Ende nuk ka vendim final nga Komisioni i Venecias


Gazeta Express
8 Tetor 2019 13:41

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani sot deklaroi se në lidhje me Ligjin për gjuhët duhet të pritet Komisioni i Venedikut të dalë me raport final, pas çka do të shihet se çka nga ajo mund t’i përgjigjet kontekstit tonë politik, gjë që është në kundërshtim me pikëpamjet e tij, përkundër Marrëveshjes Kornizë, në kundërshtim me pikëpamjet tona se si duhet ta zhvillojmë shoqërinë tonë multietnike dhe shtetin multientik.

Në pyetjen e gazetarëve për vërejtjet nga ana e Komisionit të Venecias për Ligjin për gjuhët, Osmani theksoi se komisioni është organ këshillimor, i cili jep mendime në lidhje me zgjidhjet ligjore për të cilat ne kërkojmë mendime, por, theksoi, nuk është e saktë se ka dhënë ndonjë raport.

“Ato janë versione të punës për momentin, të cilat japin mendime për raportuesit në lidhje me përshtypjen të cilën e morën nga vizita njëditore këtu më 7 shtator dhe kjo duhet në mënyrë shtesë të bisedohet në Komisionin e Venecias dhe të sillet vendim final”, deklaroi zëvendëskryeministri Osmani pas punëtorisë së sotme për përpunimin e Strategjisë për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave.

Sipas informacioneve të zëvendëskryeministrit Osmani, Komisioni i Venecias deri në fund të këtij viti nuk do t’i shqyrtojë versionet e punës dhe të sjellë raport final.

“Do të komentojmë versionin final”, tha Osmani.

Sipas tij, Ligji për gjuhët është një nga shtyllat themelore të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, ligj me të cilin mund të themi se pjesa administrative e Marrëveshjes së Ohrit është mbyllur dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, nënvizoi, hyn në një kapitull pas Marrëveshjes së Ohrit në zbatimin e frymës së Marrëveshjes Kornizë.

“Secili kthim prapa do të nënkuptojë hapjen e Marrëveshjes Kornizë dhe negociata të tjera”, potencon zëvendëskryeministri Osmani.

Megjithatë, ai theksoi se rekomandimet finale nga Komisioni i Venecias do të shqyrtohen dhe do të merren parasysh, por vendimet sillen këtu në Kuvend.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart