Menjëherë pas ceremonisë së ngritjes së flamurit në oborrin e Qeverisë, kryeparlamnetarja Vjosa Osmani dhe ministrat e LDK-së kanë bërë homazhe te shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Homazhe i udhëhoqi zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, ndërsa ishin edhe Agim Veliu, Hykmete Bajrami, Besian Mustafa, Vlora Dumoshi dhe Anton Quni.
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e Vetëvendosjes nuk i janë bashkangjitur këtij aktiviteti.

Megjithëse, Kurti është paraparë të bëjë homazhe te varri i Rugovës pak më vonë.
Ndërsa LDK gjithashtu do të bëjë homazhe te varri në një aktivitet të ndarë partiak.
Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmime të mahnitshme Shfleto Fletushkën Online: https://etc-ks.com/fletushka/new/index.php?fletushka=1390481553 Bleni më shumë e...