Osmani demanton: S'kam kërkuar mbrojtje nga KFOR-i e as s'kam folur me ambasadorët për Specialen - Gazeta Express
string(92) "osmani-demanton-skam-kerkuar-mbrojtje-nga-kfori-e-as-skam-folur-me-ambasadoret-per-specialen"

Gazeta Express

29/06/2020 12:14

Osmani demanton: S’kam kërkuar mbrojtje nga KFOR-i e as s’kam folur me ambasadorët për Specialen

Gazeta Express

29/06/2020 12:14

Sot gjatë ditës në disa media është raportuar se kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka kërkuar mbrojtje nga KFOR-i, si dhe ka lajmëruar ambasadorët se deputetët e Kuvendit po tentojnë zhbërjen e Gjykatës Speciale. Kabineti i kryetares së Kuvendit ka deklaruar se këto lajme janë të pavërteta.

Kabineti i kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, përmes një njoftimi ka deklaruar se komplet lajmi i publikuar në media është i pavërtetë.

Lexo Edhe:

Kabineti ka kërkuar që të publikohet demanti si dhe të largohet lajmi nga portalet e tyre.

“Lajmi i publikuar sot në portalin “Periskopi: dhe disa media të tjera se kinse Kryetarja e Kuvendit, dr.Vjosa Osmani ka kërkuar mbrojtje personale nga KFOR-i, është i pavërtetë. Poashtu edhe citimi kinse nga takimi i saj me ambasadat e QUINT-it ëhtë i pavërtetë. Ndaj komplet lajmi është i pavërtetë. Kërkojmë nga mediat respektive që ta publikojnë demantin dhe ta largojnë lajmin nga portalet e tyre”, thuhet në njoftim.

Sot gjatë ditës është raportuar se Osmani ka kërkuar mbrojtje nga KFOR-i në një takim që ka pasur me komandatin e KFOR-it.

Sipas këtyre raportimeve, ditë më parë Osmani i kishte takuar edhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it, të cilëve u kishte thënë se partitë politike po planifikojnë të thërrasin seancë të jashtëzakonshme për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale. /GazetaExpress/