Osmani: Brezat e ardhshëm do të jetojnë me shëmbëlltyrën e Adem Jasharit - Gazeta Express
string(71) "osmani-brezat-e-ardhshem-do-te-jetojne-me-shembelltyren-e-adem-jasharit"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2021 12:51

Osmani: Brezat e ardhshëm do të jetojnë me shëmbëlltyrën e Adem Jasharit

Lajme

Gazeta Express

05/03/2021 12:51

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani tha se 23 vjet më parë në marsin e vitit 1998 Adem Jashari, përçoi mesazhin se liria nuk ka kompromis.

Osmani në manifestimin qendror, Parada e FSK-së, për nder të 23-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shtoi se brezat e ardhshëm do të jetojnë me shëmbëlltyrën e Adem Jasharit, duke shtuar se synim mbetet anëtarësimi në NATO.

Lexo Edhe:

“Në këtë betejë mbijetoi Besarta si një ogur se pas gjithë këtyre rënieve jeta në familjen Jashari vazhdon”.

“Ai e deshi lirinë e vendit pa asnjë kusht. E kemi dhënë çka do të ndodhë tanë së bashku do të japim jetën ishte ndër xhirimet e pakta e ikonës së luftës”.

“Në 23-vjetorin e epopesë brezat e ardhshëm do të jetojnë me shëmbëlltyrën e Adem Jasharit”, tha ajo.

“Familja Jashari luftoi për mbrojtur Prekazin dhe gjithë Kosovën. Ata dëshmuan se popujt si ky i yni mund të sjellin heronj të mëdhenj. Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik për vendin tonë”.