Përmes një video-mesazhi, shkrimtari i njohur turk ka njoftuar publikun se vizita e paraparë të mbahet këtë muaj në Kosovë është shtyer deri në vjeshtë.
Ndër të tjera Pamuk ka thënë se ky anulim i vizitës në Kosovë nuk varet nga ai dhe se patjetër do të këtë vizitë në vjeshtë, në një datë të pa caktuar për momentin.
Njoftimi i plotë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit:
Të dashur qytetarë,
Me keqardhje ju informojmë që vizita e planifikuar e shkrimtarit të njohur turk, Orhan Pamuk është shtyrë për në vjeshtë.
Edhe pse ardhja e tij ishte e konfirmuar, planifikuar dhe organizuar deri në detajet e fundit, për shkaqe të tij personale, Pamuk ka kërkuar që vizita të aranzhohet për një datë tjetër.
/Express/