string(92) "orges-arifi-i-siguron-medalje-shqiperise-karateisti-nga-kosova-shkon-ne-finale-te-evropianit"

Sporte tjera

Gazeta Express

08/05/2025 13:44

Orges Arifi i siguron medalje Shqipërisë, karateisti nga Kosova shkon në finale të Evropianit

Sporte tjera

Gazeta Express

08/05/2025 13:44

Orges Arifi ia ka siguruar medaljen Shqipërisë në Kampionatin Evropian të karatesë, i cili po mbahet në Yerevan të Armenisë.

Karateisti nga Kosova është kualifikuar në finale të kësaj gare në kategorinë deri në 60 kilogramë, shkruan “Gazeta Express”.

Arifi, i cili dikur ishte pjesë e Kosovës, në gjysmëfinale e mposhti boshnjakun Kenan Siljak për ta siguruar të paktën medaljen e argjendtë të Evropianit.

Në finale, Arifi do të ketë punë me rusin Akhmed Akhmedov, i cili në gjysmëfinale e mposhti pikërisht karateistin kosovar, Islam Selmani, i cili me këtë rast do ta kërkojë medaljen e bronztë të shtunën.

Nga ana e tij, Orges Arifi do të mundohet ta fitojë medaljen e artë pasi tashmë të argjendtën e ka të sigurt si finalist.

Ai do ta tentojë titullin e dytë radhazi të kampionit evropian. /Gazeta Express