Organizonte dasma në kohë pandemie, gjobitet dhe mbyllet lokali për 6 muaj - Gazeta Express
string(73) "organizonte-dasma-ne-kohe-pandemie-gjobitet-dhe-mbyllet-lokali-per-6-muaj"

Gazeta Express

03/08/2020 12:12

Organizonte dasma në kohë pandemie, gjobitet dhe mbyllet lokali për 6 muaj

Gazeta Express

03/08/2020 12:12

Policia e Qarkut Durrës ka ndëshkuar me 1 milion lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore një lokal në Nikël pasi u konstatua se organizonte ceremoni martesore në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Sipas policisë në fshatin Verjon, Nikël, Fushë – Krujë, një lokal organizonte ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, në mënyrë të përsëritur.

Lexo Edhe:

Për këtë subjekt me administrator shtetasin D. Ç., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

Policia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. D., 34 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Ky shtetas ka kundërshtuar dhe ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë, në lagjen Nr. 1, Durrës.

Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP ndaluan shtetasin në kërkim S. Ç., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. M., 44 vjeç dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin E. M., pasi shtetasi G. M., duke drejtuar mjetin tip Volksëagen është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. M. dhe më pas janë konfliktuar duke goditur me grushte njëri – tjetrin.

Nga përplasja e mjeteve janë shkaktuar dëme materiale.

Pas testit të alkoolit u konstatua se shtetasi G. M. ishte në gjendje të dehur