Orët vendimtare për fatin e arushës, nis takimi me profesorin kroat


Gazeta Express
16 Maj 2019 11:30

Në ambientet e Pyllit të Arinjve ka nisur takimi për gjetjen e zgjidhjes rreth asaj se si duhet vepruar me ariun e murrmë që u shfaq në Prizren gjatë muajit prill të këtij viti. Eksperti kroat pritet t’i japë rekomandimet e tij për këtë çështje, në orën 13:00, shkruan Gazeta Express.

Në takim po marrin pjesë zyrtarë nga Instituti për Mbrojtjen e Mjedisit, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Parku kombëtar “Sharri” dhe zyrtarë nga Agjencia e Pyjeve e Kosovës.

Zyrtarët nga Agjencia e Pyjeve gjatë takimit kanë arsyetuar vendimin e tyre se ariu duhet vrarë për arsye se paraqet rrezikshmëri për banorët. Zyrtarët e Agjencisë janë shprehur se vendimin e kanë marrë pas vlerësimit për nivelin e rrezikshmërisë të bërë nga Policia e Kosovës.

Kurse AMMK (Ministria e Mjedisit) ripotencon qëndrimin e saj se vrasja është në kundërshtim me ligjin dhe sepse ariu i murrmë është specie në mbrojtje ligjore.

Ndërkohë eksperti Slaven Reljic është nga Universiteti i Zagrebit, Fakulteti i Biologjisë, me përvojë dhe ekspertizë në Menaxhimin e Ariut të Murrmë në natyrë.

Rekomandimet ai do t’i japë sot rreh orës 13:00.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart