Orari i ndeshjeve të Liverpoolit për sezonin e ardhshëm të Premierligës


Gazeta Express
13 Qershor 2019 10:53

“The Reds” garuan për titullin e Premierligës deri në fund të sezonit të kaluar kundër Manchester Cityt, ndërsa sezonin e ardhshëm do të tentojnë të shkojnë edhe një hap më larg.

Liverpooli kthehet në sezonin 2019/20 të Premierligës si kampion evropian dhe do të tentojë të shpallet kampion edhe i Anglisë, pasi që këtë gjë e humbi vetëm për një pikë sezonin e kaluar, transmeton Gazeta Express.

Skuadra e Jurgen Kloppit i grumbulloi 97 pikë gjatë sezonit 2018/19, shifër kjo që do t’i kishte mjaftuar për t’u shpallur kampion cilindo sezon tjetër, mirëpo ata mbetën një pikë prapa Manchester Cityt.

“The Reds” do ta fillojnë rrugëtimin në sezonin e ardhshëm të Premierligës para tifozëve të vet me ndeshje në mbrëmjen e së premtes kundër klubit që sezonin e kaluar u promovua nga Championshipi, Norwich City. Pas kësaj vjen përballja me Southamptonin dhe pastaj me Arsenalin.

Skuadra e Kloppit shkon në Old Trafford më 19 tetor për derbin e parë të sezonit kundër Manchester Unitedit, ndërsa ndeshja kundër Tottenhamit do të jetë kundër Tottenhamit javën tjetër. Më 9 nëntor, ata do ta presin skuadrën e Pep Guardiolës në Anfield.

Derbi i parë i qytetit, kundër Evertonit, do të zhvillohet në Anfield më 4 dhjetor, ndërsa Evertoni do ta presë rivalin e vet në Goodison Park më 14 mars të vitit 2020.

Një ecuri e vështirë e ndeshjeve mund t’ia vështirësojë punën Liverpoolit, pasi që në mesin e tri ndeshjeve të fundit të sezonit do të luajë kundër Arsenalit, Chelseat e Newcastle.

Lista e plotë e ndeshjeve të Liverpoolin në sezonin 2019/20 të Premierligës:

Te fundit


Kthehu lart