Orari i ndeshjeve të Arsenalit për sezonin e ardhshëm të Premierligës


Gazeta Express
13 Qershor 2019 12:32

“Topçinjtë” e humbën mundësinë e kualifikimit në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar dhe Unai Emery këtë sezon do të jetë nën presion për ta zënë njërin ndër katër vendet e para në tabelën e Premierligës.

Arsenali e mbylli sezonin 2018/19 jashtë top katërshes së Premierligës për të tretin sezon radhazi, duke u renditur në pozitën e pestë. Gjatë sezonit 2019/20, ata synojnë t’i japin fund kësaj ecurie, transmeton Gazeta Express.

Unai Emery e drejtoi klubin londinez deri në finale të Ligës së Evropës sezonin e kaluar dhe ata do të marrin pjesë në këtë garë edhe sezonin e ardhshëm. Megjithatë, fokusi do të jetë te përmirësimi në ligë.

Skuadra e Emerys do ta fillojë sezonin e tyre me një udhëtim në St James’ Park për ndeshjen kundër Newcastle Unitedit, të dielën, më 11 gusht, në orën 15:00.

“Topçinjtë” i kanë disa ndeshje të mëdha gjatë muajit të parë të sezonit, pasi që ata do të udhëtojnë në Liverpool dhe do ta presin Tottenhamin në shtëpi para se të përfundojë muaji gusht.

Arsenali do të takohet edhe me Manchester Cityn në shtator, ndërsa kampioni në fuqi i Premierligës do t’i vizitojë ata në dhjetor.

Ditën pas Krishtlindjeve, Arsenali do të udhëtojë në Bournemouth, ndërsa dy ditë më vonë do të përballet me Chelsea, ndeshja kthyese kundër të cilëve do të zhvillohet më pak se një muaj më vonë.

Derbi i dytë i Londrës veriore kundër Tottenhamit është planifikuar për fundin e prillit, ndërsa Arsenali do ta mbyllë sezonin në shtëpi kundër Watfordit më 17 maj.

Lista e plotë e ndeshjeve të Arsenalit për sezoni 2019/20 të Premierligës:

Te fundit


Kthehu lart