Opozita sudaneze kundërshton shpalljen e zgjedhjeve nga ushtria


load
Gazeta Express
4 Qershor 2019 16:55

Koalicioni i opozitës sudaneze e ka kundërshtuar planin e ushtrisë së këtij vendi për të mbajtur zgjedhje të parakohshme brenda nëntë muajsh, një ditë pasi forcat e sigurisë i vranë së paku 35 protestues në kryeqytetin e Sudanit, Khartoum.

Të hënën u shënua dita më e rëndë e dhunës që nga rrëzimi i ish-presidentit Omar al-Bashir, i cili kishte qëndruar tri dekada në pushtet.

Forcat e sigurisë e sulmuan një kamp të protestuesve pranë ministrisë së mbrojtjes në qendër të Khartoumit, ndërsa më vonë pasuan të shtëna armësh dhe djegia e tendave.

Pak orë më vonë, ushtria i anuloi të gjitha marrëveshjet me aleancën kryesore opozitare dhe tha se zgjedhjet duhet të mbahen brenda nëntë muajve.

Sidoqoftë, Madani Abbas Madani, lider i opozitës, tha se fushata civile do të vazhdojë të bëjë përpjekje për rrëzimin e këshillit ushtarak nga pushteti.

Madani tha se opozita i kundërshton të gjitha që i ka thënë lideri i këshillit ushtarak kalimtar në deklaratën e tij.

Në anën tjetër, Gjenerali Burhan, lider i këshillit ushtarak, tha se koalicioni i opozitës është gjithashtu fajtor dhe përgjegjës për vonesën drejt arritjes së marrëveshjes përfundimtare, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.

Te fundit


Kthehu lart