Opozita propozon rezolutë për Covid-19, dështon votimi - Gazeta Express
string(53) "opozita-propozon-rezolute-per-covid-19-deshton-votimi"

Opozita propozon rezolutë për Covid-19, dështon votimi

Gazeta Express

14/07/2020 20:55

Deputetët diskutuan gjatë për pandeminë, por asgjë konkrete nuk ndodhi në fund të diskutimit.

Disa deputetë kanë ardhur e shumë të tjerë mungojnë.

Lexo Edhe:

Të prekur nga koronavirusi, ata janë izoluar nëpër shtëpitë e tyre, kurse kolegët në Kuvend po diskutojnë për pandeminë.

Opozita po kërkojnë një rezolutë ku përfshihet edhe votimi me procedurë të përshpejtuar i projektligjit anti-Covid.

Rezolutë u kërkua edhe nga PDK.

Por këtu nuk përfundoj pa pasur përplasje mes deputetëve.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani risolli edhe një herë në mendje rëndësinë e ligjit anti-Covid.

Edhe seanca e së martës ka përfunduar pa një rezultat konkret për menaxhimin e pandemisë Covid 19.

Iniciativat e dy partive opozitare, LVV-ja dhe PDK-ja dështuan të harmonizojnë rezolutat e tyre pas debatit të tejzgjatur për dy ditë me radhë.