Opozita parlamentare letër ambasadorëve: Nuk votojmë ‘zgjedhoren’ pa këto dy kushte - Gazeta Express
string(80) "opozita-parlamentare-leter-ambasadoreve-nuk-votojme-zgjedhoren-pa-keto-dy-kushte"

Opozita parlamentare letër ambasadorëve: Nuk votojmë ‘zgjedhoren’ pa këto dy kushte

Gazeta Express

04/06/2020 16:50

Opozita parlamentare i është drejtuar me një letër ambasadorëve të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian në Tiranë, ku vënë në dukje se lënia mënjanë e tyre në negociatat për reformën zgjedhore është fyese për ta.

Në letër thuhet se opozita parlamentare ka dy kushte për të votuar në parlament reformën zgjedhore, së pari implementimin e plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe bërjen e listave të hapura në zgjedhje.

Lexo Edhe:

LETRA:

 “Na lejoni që t’ju shprehim vlerësimet dhe konsideratën më të lartë për vendet dhe intstitucionet që ju keni nderin e madh të përfaqësoni në Tiranë. Ne gjithashtu ju shprehim konsideratën më të lartë për SHBA dhe BE në përpjekjet e vazhdueshme që ka synuar lehtësimin të nevojshëm për një reformë zgjedhore të plotë dhe gjithpërfshirëse.

Lidhur me këtë proces ku ju jeni përfshirë, na lejoni t’ju shprehim përmes kësaj letre protokollare dhe njëkohësisht publike disa vlerësime dhe qëndrimert tona.

Së pari një mësim i vjetër shqiprare na kujton gjithmonë se asnjëherë nuk bëhen hesapet pa hanxhinë. Ne vlerësojmë se përjashtimi i plotë i opinioneve të opozitës është fyes për të gjithë ne.

Ne jemi deputetë të ardhur në Kuvendin e Shqipërisë me pëlqimin dhe propozimin zyrtar të udhëheqësve të partive, që kanë braktisur sot Kuvendin. Zgjedhja jonë ka qenë e qartë, mes luftës së verbër të revanshit politik të ish-udhëheqësve dhe rrugës së respektit për zgjedhësit tanë bashkë me respektin për frymën e Kushtetutës dhe të ligjit, ne vendosëm Kushtetutën dhe Ligjin aspak Lulin dhe Monikën.

Ne zgjodhëm të ngremë zërin për njerëzit e thjeshtë por kurrsesi luftën për pushtet apo zhurmën e protestave me molotov që shkuan deri aty sa të djegin tempullin e demokracisë Kuvendin dhe votën e lirë.

Në këto kushte kemi vendosur së pari të kërkojmë minimalisht trajtimin e barabartë me ata që janë jashtë parlamentit, por nuk do të pranojmë aspak diskriminimin dhe fyerjen ndaj nesh.

Dë dyti ne kemi mendime të ndryshme dhe nuk i shërbejmë asnjë partie, por kemi një mendim të unifikuar për dy çështje.

Deputetët e opozitës parlamentare propozojnë:

A) Kodi i Ri Zgjedhor duhet të jetë pasqyrë e pastër e reflektimit të plotë jo copa copa, të të gjitha rekomandimeve të raporteve të njëanshme të OSBE-ODHIR dhe aspak pazari i radhës së dy partive të mëdha dhe të patericës së tyre presidenciale për komisionerët e tyre partiakë që kanë qenë dhe mbeten kanceri i zgjedhjeve prej 30 vitesh.

Ne jemi të gjithë në një mendje: Një pazar i tillë që mund të duket si marrëveshje por që ka shkatërruar propozimet ODHIR nuk do ta  votojmë.

B) Ne po ashtu jemi në një mendje që Kodin e Ri Zgjedhor nuk do ta votojmë në rast se shumica në Kuvendin e Shqipërisë nuk do të na krijojë kushtet dhe garancitë për një dialog serioz transparent dhe të hapur me ne, për kalimin nga listat e mbyllura në lista të hapura.

E nderuar zonja Ambasadore Kim, I nderuar zoti Ambasador Soreca, Ne nuk jemi vipa të politikës shqiptare, sepse jemi njerëz të thjeshtë,

Ne nuk jemi miqtë e preferuar të ambasadave në Tiranë, të drekave dhe darkave aristokrate, megjithëse miqësia jonë për ju dhe shtetet (institucionet) tuaja lidhet vetëm me interesat e Shqipërisë, aspak me karrierat tona personale.

Por ne jemi shqiptarë pasardhës të Ismail Qemalit, që nuk pranojmë të konsiderohemi në këtë proces si qytetarë të dorës së dytë, apo si kartona në dizpozicion të shumicës apo marrëveshjeve mes kundërshtarëve tanë politik, të dyja palët fajtorë të kësaj situate në Shqipëri.

Kultura jonë qytetare dhe politike nuk është as kultura e diktatit të Kryeministrit Rama, as kultura e bllokimit dhe e frikës nga zgjedhjet të Kryetarit aktual të Partisë Demokratike. Dy pikat tona janë parimore dhe meritojnë të gjithë vëmendjen dhe respektin tuaj.

Ne kemi besim dhe duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj, ju urojmë suksese në misionin tuaj fisnik. Ne ju garantojmë gatishmërinë tonë për të dhënë konsensusin tonë të pazëvendësueshëm për të votuar Kodin e ri Zgjedhor, mbi bazën e respektit reciprok pa kompromise në formë pazari për pikën e parë, apo nëëformë listash të mbyllura në pikën e dytë.

Duke ju garantuar konsideratën tonë më të lartë, ne kemi autorizuar kryetarët e grupeve tona parlamentare, për te vijuar komunikimin me ju. Me respekt,

e7303a33-5805-4906-941c-812ba334b6bd
98b9049e-cebc-45ea-8989-27c96bd25e47
e9a1e4bf-b242-4b8b-88ff-aad592d3b7bb
e2812103-20b3-42a3-b117-3929179745b8
0f4b3392-6057-4a96-8daf-bfc2bd9a8285
a04d5e66-113e-46a4-945d-a5c9f68bc41c