Opozita organizohet për protestën e radhës, zbardhet letra drejtuar policisë


Gazeta Express
25 Qershor 2019 11:46

Pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama do të vijojë fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit, duke u ndalur në Kukës.

Por krahas mitingut të Ramës, PD ka kërkuar leje për një protestë.

“PD dega Kukës dhe koalicioni opozitar ka vendosur të zhvillojë një tubim urgjent në formën e marshim-protestës më datë 25 qershor.

Qëllimi i tubimit, të paktën sipas asaj që është shkruan në kërkesën për leje, thuhet se është: “Mbrojtja e demokracisë, shtetit ligjor dhe shkëputja e politikës dhe krimit si garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe qeverisje të përgjegjshme, që siguron mirëqenie dhe punësim për shqiptarët, si dhe luftë kundër korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin”, thuhet në kërkesën për leje drejtuar policisë së Kukësit.

PD ka kërkuar leje për këtë tubim nga ora 14:00 deri në orën 22:00.

Rama fillimisht njoftoi se mitingu do të mbahej në orën 18:00 në sheshin “Skënderbej” , ndërsa më pas e ka zhvendosur në aeroportin e Kukësit.

Kujtojmë që kudo ku ka shkuar Rama për miting, nga ana e opozitës ka pasur protesta.

Te fundit


Kthehu lart