Hoti i kërkon Kurtit vendimin për taksën: Jemi në limit të kohës - Gazeta Express
string(63) "hoti-i-kerkon-kurtit-vendimin-per-taksen-jemi-ne-limit-te-kohes"

Hoti i kërkon Kurtit vendimin për taksën: Jemi në limit të kohës

Gazeta Express

26/02/2020 10:28

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka thënë se marrëveshja e paqes me Serbinë arrihet vetëm përmes dialogut të udhëhequr nga Qeveria e Kosovës.

Hoti ka shkruar në Facebook se pengesat e vetëshkaktuara na përjashtojnë nga ky proces duke aluduar në taksën e vënë nga Qeveria Haradinaj ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Hoti edhe një herë ka kërkuar që kryeministri Kurti të marrë vendim për taksën pasi që limiti kohor po kalon.

“Ne, si Qeveri me legjitimitet të plotë qytetarë, do të jemi pjesë e zgjidhjes (të mirë) për vendin. Pengesat e vetë shkaktuara që na përjashtojnë nga ky proces nuk na ndihmojnë, përkundrazi. Jemi në limit të kohës që të bëhemi pjesë e mbrojtjes dhe avancimit të sovranitetit të vendi tonë”, ka shkruar Hoti në Facebook. /Express/