Opozita kërkon teste masive për Covid, Meta: Besoj se gjurmimi efikas dhe izolimi janë zgjidhja e duhur - Gazeta Express
string(101) "opozita-kerkon-teste-masive-per-covid-meta-besoj-se-gjurmimi-efikas-dhe-izolimi-jane-zgjidhja-e-duhur"

Opozita kërkon teste masive për Covid, Meta: Besoj se gjurmimi efikas dhe izolimi janë zgjidhja e duhur

Gazeta Express

07/04/2020 14:35

Presidenti Meta është shprehur se duhen gjurmuar rastet e përhapjes së koronavirusit, si mënyra e vetme për të izoluar Covid-19 në Shqipëri.

Pas një takimit që pati me kryetaren e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, Meta u pyet nga gazetarët mbi idenë e testimit masiv të qytetarëve, ide e cila mbështetet dhe kërkohet nga opozita e drejtuar nga Basha. Në përgjigje, Presidenti Meta tha se beson që përmes gjurmimit të të gjitha rasteve dhe testimeve, mund të izolohet virusi.

Lexo Edhe:

 “Besoj se përmes gjurmimit efikas të rasteve të evidentuara dhe përmes testimeve të realizuara për shkak të gjurmueshmërisë, do të arrijmë të izolojmë të gjitha rastet, në mënyrë që të mos kemi një shpërndarje të mëtejshme dhe të kemi shërim të personave të prekur dhe vatrave. Besoj shumë në bashkëpunim. Sa më shumë bashkëpunim aq më shpejt do i kthehemi jetës normale.”, u shpreh Meta. /EXPRESS