Opozita fiton zgjedhjet në Moldavi, Presidentja e re është pro-evropiane - Gazeta Express
string(71) "opozita-fiton-zgjedhjet-ne-moldavi-presidentja-e-re-eshte-pro-evropiane"

Gazeta Express

16/11/2020 12:40

Opozita fiton zgjedhjet në Moldavi, Presidentja e re është pro-evropiane

Gazeta Express

16/11/2020 12:40

Opozita ka fitaur në Moladvi zgjedhjet presidenciale. Kandidatja pro-evropiane, Maia Sandu ka mposhtur rivalin e saj Igor Dodon që është hapur pro-rus dhe i lidhur dhe mbështetur nga Kremlini.

Nga rezultatet paraprake Sandu ka fituar me rezultat të thellë teksa ka marrë 57.7% kundrejt 42.2% të kundërshtarit.

Lexo Edhe:

Kjo është një goditje për Kremlinin e Moskës që duket se do të humbë ‘kontrollin’ në një vend të ish-Bashkimit Sovjetik që edhe pas ndarjes ka qenë shumë afër politikës ruse dhe të Putin.

Maia Sandu ka qenë ekonomiste e Bankës Botërore dhe ka shumë lidhje me BE. Ajo ka qenë edhe kryeministre e Moldavisë, por qeveria e saj u rrëzua pas një mocioni besimi nga parlamenti.