Operacioni ndërkombëtar, mbyllen 12 mijë faqe interneti që ofronin mallra të falsifikuara - Gazeta Express
string(88) "operacioni-nderkombetar-mbyllen-12-mije-faqe-interneti-qe-ofronin-mallra-te-falsifikuara"

Shqiperi

Gazeta Express

29/11/2022 14:28

Operacioni ndërkombëtar, mbyllen 12 mijë faqe interneti që ofronin mallra të falsifikuara

Shqiperi

Gazeta Express

29/11/2022 14:28

Një operacion ndërkombëtar i ndërmarrë në 27 shtete, ka fshirë 12 526 faqe interneti.

Operacioni i nisur që nga 1 maji e deri më 14 nëntor i këtij viti, nën koordinimin Europol dhe Interpol, është kryer në 27 shtete, si: Shqipëria, Belgjika, Bullgaria, Brazili, Kolumbia, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Gjeorgjia, Greqia, Hungaria, Irlanda, Italia, Kosova, Lituania, Malta, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Portugalia, Rumania, Sllovenia , Spanjë, Zvicër, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara.

Lexo Edhe:

Gjatë këtij operacioni janë fshirë 12 526 faqe interneti, janë shkëputur 32 serverë të përdorur për të shpërndarë dhe pritur përmbajtje të paligjshme për 2 294 kanale televizive dhe janë mbyllur 15 dyqane online që shesin produkte të falsifikuara në faqet e mediave sociale.

Gjithashtu hetuesit kanë sekuestruar 127 365 produkte të falsifikuara si rroba, ora, këpucë, aksesorë, parfume, pajisje elektronike dhe telefona me vlerë më shumë se 3.8 milionë euro.

Si rezultat janë lëshuar 10 urdhra kontrolli dhe 14 persona janë ndaluar nën akuzën për krime kundrejt pronësisë intelektuale.

Sipas rezultateve paraprake të hetimeve, i dyshuari kryesor në këtë hetim fitonte deri në 150 mijë euro në muaj dhe bënte një jetë luksoze në një shtëpi luksoze, me makina të shtrenjta dhe pushime ekstravagante në të gjithë botën.

Rrjeti kriminal iu përkushtua marketingut në shkallë të gjerë dhe shpërndarjes së përmbajtjes audio-vizuale pirate në internet. Si pjesë e operacionit, policia spanjolle shkëputi 32 serverë që strehonin përmbajtjen e paligjshme dhe sekuestroi para, dokumente dhe dy automjete luksoze.

Njësia Bullgare e Krimit Kibernetik hetoi një rrjet kriminal duke përdorur llogaritë dhe faqet e internetit të Facebook për të shitur rroba të falsifikuara që imitojnë marka të njohura. Në një aksion të koordinuar u kryen një sërë kontrollesh në shtëpi dhe u zbulua një punishte me makina qepëse. Autoritetet sekuestruan afishe false, etiketa të markave të njohura, artikuj pa markë, gati për t’u përpunuar, 600 artikuj të falsifikuar me vlerë 35 000 euro dhe një armë zjarri të paligjshme.

Sipas Europol, këto zbulime tregojnë edhe një herë se prodhimi i produkteve të falsifikuara po rritet dita ditës brenda Bashkimit Evropian, gjë e cila po një rritje të krimeve të pronësisë intelektuale, të evazionit fiskal si dhe të pastrimit të parave.

Grupet e krimit të organizuar shpesh përdorin platforma të krijuara të mediave sociale për të promovuar faqet e tyre të internetit dhe për të udhëhequr konsumatorët e mundshëm drejt platformave të shitjeve në internet. Interneti u ofron këtyre kriminelëve një nivel të caktuar anonimiteti dhe mundësi për të mbuluar gjurmët e tyre.

/Gazeta Express