Operacioni “mezhgorani”, pas Henri Çilit, në përgjime del dhe vajza e këngëtares - Gazeta Express
string(76) "operacioni-mezhgorani-pas-henri-cilit-ne-pergjime-del-dhe-vajza-e-kengetares"

Operacioni “mezhgorani”, pas Henri Çilit, në përgjime del dhe vajza e këngëtares

Gazeta Express

29/02/2020 9:45

Detaje të reja kanë dal nga operacioni i ditës së djeshme, ku 28 personave u vunë në pranga, mes të cilëve rezultonte edhe botuesi Henri Çili, avokati i tij Ilir Korbi dhe biznesmeni i njohur Seit Fishta.

Sot është zbuluar se në listën e 53 të implikuarve është edhe emri i Marina Farës, vajzës së këngëtares Eli Fara. Në përgjimet e bëra nga prokuroria ka dalë se ajo ka pasur kontakte të shpeshta telefonike me njërin nga të ndaluarit për trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Lexo Edhe:

Mësohet se në përgjime, vajza e këngëtares ka emrin e saj të gjendjes civile Roxhensa Vangjush Kapurani, ndërkohë pas pagëzimit ajo ka ndryshuar emrin, njëkohësisht ka hequr dorë edhe nga mbiemri i të atit.

Bëhet me dije se Marina Fara ka pasur kontakte të shpeshta telefonike me njërin nga të nga të ndaluarit. Ndërkohë policia i ka kontrolluar banesën në Tiranë, për të konstatuar nëse ka prova si lëndë narkotike apo armë, që e implikojnë në këtë aksion policor. Por nga kontrollet e kryera, gjithçka ka rezultuar në rregull për të bijën e Eli Farës.

Ndërsa Prokuroria e Përmetit ka kërkuar për Farën detyrim paraqitje, ku pritet të shpallet edhe vendimi që gjykata do të shpallë për të./newsbomb