Operacioni 55 orësh i shpëton jetën dy binjakeve që kishin koka të ngjitura për dy vite


Gazeta Express
16 Korrik 2019 11:34

Rasti i rrallë i binjakeve, kokat e të cilave ishin të ngjitura që nga lindja, më në fund është trajtuar në mënyrën e duhur dhe ato janë ndarë duke vazhduar jetën të pavarura, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Motrat 2- vjeçare Safa dhe Marwa Ullah janë operuar në spitalin Great Ormond Street në Londër nga një ekip mjekësor me mbi 100 pjesëmarrës, të cilët e kishin kryer procedurën e planifikuar qe 4 muaj.

Kirurgët kishin ndarë trurin e binjakeve dhe pastaj kafkën e tyre. 

Nëna e binjakeve është shprehur se vajzat janë duke e marrë veten dhe shumë shpejtë do të kthehen në vendin e tyre të lindjes.

Rasti i kokave të ngjitura, është një rast shumë i rrallë, përkatësisht ndodhë një në 2.5 milion lindje, dhe shumica e foshnjave të lindura me këtë mutacion nuk mund të mbijetojnë më shumë se një ditë.

Që nga viti 1952 kur është shënuar rasti i parë, janë raportuar vetëm 60 operacione të suksesshme, që kanë pasur për qëllim korrigjimin e këtij mutacioni./Gazeta Express

Te fundit


Kthehu lart