Kthehu lart

Imer, nuk po jetojmë në epokën e Fidelit, çka je kah flet?

Imer, nuk po jetojmë në epokën e Fidelit, çka je kah flet? Autori: Halil Matoshi GazetaExpress

(I kam do fjalë mospajtuese me shkrimin “Bingo Qeveria”, me autor Imer Mushkolaj, botuar në Express, më 28 të dhjetorit, 2018)

Imer Mushkolaj, po flasim si kolegë, jo si pjesë e zyrës politike të Kryeministrit unë, as ti si pjesë e opozitës, e cila po e jeton epokën e boshësisë, pa ide për asgjë, por me gjuhën jashtë, duke fajësuar  Qeverinë për ndjesinë e mosrealizimit të vetes.

I nderuar, nuk ka veprimtari biznesore të ndaluara në shoqëritë kapitaliste, por ka veprimtari të paligjshme.

Ti i ngatërron këto, sepse qasja jote është thjesht majtiste, revolucionare, ose të duket zgjuarsi, me sha kur po shajnë krejt!?

E para, “Bingo Qeveria” qysh e cilëson ti, nuk është shumë e preokupuar me falltorët mediatikë, as me ata që lypin fatin në “lojë me qibrita” ose lojëra fati.

Kjo Qeveri është e preokupuar me konsolidimin e shtetit ligjor, duke u ballafaquar me krimin dhe kriminelë të profilit të lartë, në përballje me kercënimet e frymëzuara nga ‘Doktrina Gerasimov’ për destabilizim të Republikës sonë, duke ndalë agresionin diplomatik të Serbisë, duke e tronditur dhe destabilizuar ekonominë e këtij shteti, që së fundi nuk po e kamuflon armiqësinë ndaj nesh dhe duke ndërtuar infrastrukturë mbrojtëse, siç është ushtria e Kosovës...

Pra Imer, qysh po e sheh, nuk kemi aq kohë për bingo e kazino, për të cilat ti po flet si çdo komunist i bindur i Fidelit!?

Na fol diçka për qytetet ikonike të kazinove dhe lojërave të fatit, Las Vegas ose për Monte Carlo!?

Janë ikona të  kapitalizmit apo të shfrytëzimit imperialist, që e “degjenetojnë rininë” sipas qasjes tënde?

Janë ikona të varfërisë apo bollëkut?

Në cilen epokë po jeton Imer?

Fundja, shkurt, sa për informimin tënd, nuk bëhet fjalë as për ligj e as përligjje por për një Draft  - Koncept Dokument për Lojërat e Fatit, i propozuar nga Ministria e Financave, aprovuar në Qeveri, i përpiluar bazuar në Strategjinë Kombëtare për Parandalimin dhe Luftimin e Ekonomisë Joformale, Pastrimit të Parave, Financimit të Terrorizmit dhe Krimeve Financiare.

Thjesht për me i ra në fije shteti se kush i hap, kush investon në to dhe ku shkojnë ato para, nga kjo veprimtari biznesore, e lejuar por strikt nën ligj dhe për hesap të mbikqyrjes së a po respektohen “rregullat e lojës”.

Pandehmat se kjo politikë e Qeverisë është për zgjerimin e “bixhozit”, janë thjesht fryt i injorancës kundrejt kësaj fushe.

Imer, po thua se Qeveria në vend se të ofrojë arsim cilësor e perspektivë për të rinjtë, ofron bingo e kazino, pa e precizuar se Qeveria nuk ka investuar në këtë fushê, por privati,

Qeveria nuk sponsorizon bingo e kazino por secili ka të drejtë ta themelojë dhe ushtrojë një biznes të ligjshëm bazuar në tregun e lirë në sistemin kapitalist.

Faktet qe i referohen Shqipërisë në këtë fushë, nuk më interesojnë.

Imer, thua se në vend të qendrave rekreative, qeveria ofron bastore!?

Mos dashte Gulagë?

Sepse, sipas kësaj mendësie, gulagët dhe Kolohozët i themelonte shteti diktatorial për qëllime rekreative të klasës punëtore!? Shteti modern nuk vendosë për rejreacionin e popullit o Imer!?

Marrëzi pa fund, Imer! Qysh thu vet.

Si analist, në fakt, gazetar veteran, thua se qeveria ka shpërndarë para sa ka mundur dhe ku ka mundur, në përpjekje për të blerë paqen sociale.

Po get qe ide s’ke, kujt dhe ku?

Koleg, bugjeti mblidhet nga taksat për t’iu rikthy qytetarëve, për arsim, shëndetësi, mbrojtje e siguri, shërbime komunale dhe infrastrukturë, pra për t’u shpërndarë!

Vetem se duhet racionalitet në zotshpillëk!

Thua se grupe të ndryshme të shoqërisë kanë përfituar nga qeverisja Haradinaj, por zhvillimi ekonomik ka ngecur.

Cilat grupe shoqërore kanë marrë taksat tona pa meritë?

Saktësoje!?

Qe ta denoncojmë së bashku!?

Dhe kulmi i mendjelehtësisë tande Imer, në moshë të pjekur, është kur një manipulim politikanesk të Deputetit të KDK Lumir Abdixhikut e cilëson si “ të dhëna zyrtare”, kur shjruan se numri i vendeve të punës jo që është rritur, por është zvogëluar!?

Zoti Mushkolaj, në periudhën për të cilin po flet, nominalisht punësimi ka rritje prej 2 përqind, por natyrisht se në tregun e punës hyjnë përvjet mbi 20-25 mijë të rinj dhe këtë trend nuk mund ta absorbojë tregu kosovar dhe a e di pse Imer?

Askush gjatë qeverisjes Haradinaj nuk e ka braktisur vendin, së paku jo në turmë, duke e rritur numrin e atyre që duan një punë në atdhe.

Ti e di sa njerëz kanë ikur nga po ky atdhe në kohën e Qeverisë së drejtuar nga shefi i “mentorit tënd” sa u përket këtyre të dhënave qe të janë imponuar si zyrtare nga Lumiri!???

Kurse agjendat anti Kosovë të Bankës Botërore (nuk jemi anëtarë të OKB-së Imer, aty janë Serbia, Rusia, Kina...) i cilëson si dështime të Qeverisë!?

Imer, mos e mbaj këtë dert, amerikanët e Contour Global i kanë siguruar paratë pa BB-në.

Dhe për fund, ironia jote për bingo-t si mundësi për rininë, diqyshë e qulltë, nuk të bën as me qeshë as me u mërzitë, në epokën, kur Qeveria Haradinaj edhe Coca-Colas ia ka ndërru destinacionin: Po përshtatet!

Na vjen nga Shqipëria.

Po edhe nga fqinjtë tjerë joarmiqësor, përmes Maqedonisë apo Malit të Zi!?

Pse jo Imer?

    Data: 28 Dhjetor 2018 21:35
    Autori: Halil Matoshi

    Të tjera