Europianët e rinj nuk kanë nevojë për religjion


26/01/2019

I lumtur pa besim në zot? Me sa duke nuk është problem për të rinjtë e moshës madhore në Europë. Këtë e dëshmon një studim i bërë me të rinjtë. Të gjeturat e tutjeme mund të shqetësojnë edhe institucionet fetare.

Sipas një studimi, kisha dhe feja gati nuk luajnë asnjë rol në jetën e rinisë në Europë. 85 për qind e të rinjve thanë se ata mund të jenë të lumtur pa besuar në perëndinë. 86 për qind theksuan se nuk kishin fare besim në institucionet fetare, ose vetëm pak. Kjo ndriçohet nga studimi i publikuar të mërkurën në Mainz (Majnc) me titullin „Generation What?“ në të cilën u vlerësuan përgjigjet e  200.000 të rinjve të moshës ndërmjet 18 dhe 34 vjeçe, në dhjetë vende evropiane.

Në asnjërin nga vendet pjesëmarrëse nuk i zënë plotësisht besë institucioneve fetare më shumë se tre për qind e të anketuarve. 79 për qind e të rinjve të moshës madhore në Gjermani deklaruan se ishin të lumtur pa besim në perëndinë.

Sipas autorëve hulumtimi është reprezentativ për këtë grupmoshë në Europë. Të dhënat bazohen nga anketat të kryera në internet mes prillit 2016 dhe marsit 2017. Aty morën pjesë gjithsejtë rreth një milion veta nga 35 vende.

Hulumtimi i publikuar në bashkëpunim me  “Sinus Institut” të Berlinit, i qaset disa sondazheve në internet me 200.000 pjesëmarrës nga dhjetë vende: Belgjika, Gjermania, Greqia, Italia, Luksemburgu, Holanda, Austria, Zvicra, Spanja dhe Republika Çeke. Në Gjermani në këtë projekte kanë marrë pjesë edhe disa televizione publike.

Marrë nga Frankfurter Allgemeine Zeitung – 

http://www.faz.net/aktuell/politik/ausland/studie-junge-europaeer-brauchen-keine-religion-14958370.html

Nga gjermanishtja

Lis Bukuroca

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart