ONM vendos pas “murit” Vladimir Marën: Keni përdorur për 2 vjet një mjet të ardhur nga Anglia, pa e regjistruar. A i shkon kjo një prokurori?


Gazeta Express
12 Qershor 2019 13:48

Në seancë dëgjimore në KPK doli prokurori i dosjes së shumë përfolur nga politika 339, Vladimir Mara, i cili është edhe kandidat për SPAK.

ILDKPI ka konstatuar se deklarimi është i saktë dhe burimet janë të ligjshme, nuk ka fshehje.

Përfaqësuese i ONM, Theo Jacobs, e pyeti prokurorin: Ju keni përdorur për gati 2 vjet një mjet të ardhur nga Anglia, por pa e regjistruar atë. Ndërkohë që mjeti ishte çregjistruar në Britani. A i shkon kjo një prokurori?

Prokurori Mara: Makina ka ardhur në rrugë tokësore. Është regjistruar në TIMS. Unë kam marrë dhe prokurë nga kushëriri për përdorimin e saj.

Unë doja ta regjistroja, por vura re që nuk mund të udhëtoja me atë mjet. Kisha dy rrugë, ose ta ktheja pas (çka kushtonte shumë) ose t’i ndërroja anën e timonit. Unë e kam përdorur për një kohë shumë të shkurtër. Nuk kam pasur qëllim asnjë moment t’i shmangem ligjit, apo taksave.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart