Onat kujton Notre Dame


Gazeta Express
15 Prill 2019 23:12

Reperi Onat nga BabaStars ka kujtuar sot katedralen Notre Dame

Onat, i cili është pjesë e labelit BabaStars, ka kujtuar katedralen Notre Dame në Paris duke postuar një foto ku ai shihet para saj.

Notre Dame sot u përfshi nga zjarri në orët e mbrëmjes.

Ende nuk dihet se a do të mund ta shpëtojnë atë zjarrfikësit pasi që zjarri është shumë i madh.

Megjithatë, djegia e këtij monumenti fetar dhe kulturor, ndër me të vjetrit në Europë, ka nxitur reagimin e qytetarëve në mbarë botën.

E një ndër ta është edhe reperi kosovar, Onat, i cili ka postuar një foto pasi kishte vizituar këtë tempull gjatë vizitës së tij në Paris.

Ndryshe, ende nuk dihen arsyet e djegies së katedrales por të dhënat e para thonë se ajo u dogj aksidentalisht, pas një pakujdesie të punëtorëve të rikonstruktimit të këtij objekti. /GazetaExpress/

View this post on Instagram

#notredame

A post shared by onat / babastars (@onatofficial) on

Te fundit


Kthehu lart