Olta Xhaçka e pushoi, gjykata e rikthen në detyrë zëvendës komandantin e forcave detare, Artur Mecollari - Gazeta Express
string(102) "olta-xhacka-e-pushoi-gjykata-e-rikthen-ne-detyre-zevendes-komandantin-e-forcave-detare-artur-mecollari"

Olta Xhaçka e pushoi, gjykata e rikthen në detyrë zëvendës komandantin e forcave detare, Artur Mecollari

Ballina

Gazeta Express

26/02/2021 20:22

U shkarkua me arsyetimin se organizoi dasëm në anijen ushtarake Durrës, por Gjykata Administrative e ka cilësuar të jashtëligjshëm shkarkimin nga detyra të zëvendës komandantit të forcave detare, Artur Mecollari. Drejtësi ka urdhëruar ministrinë e Mbrojtjes të kthejë në këtë detyrë Kapitenin e Rangut të Parë. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Gentian Hamiti, i cili ka konfirmuar të drejtën e Mecollarit, dhe ka shpallur si absolutisht si të pavlefshëm katër urdhra e nxjerra nga Ministria e Mbrojtjes për shkarkimin e tij.

Administrativja ka argumentuar se Artur Mecollarit i është mohuar e drejta për një procedurë të rregullt administrative apo disiplinore, dhe e drejta për tu dëgjuar dhe mbrojtur ndaj Ministrisë së Mbrojtjes. Xhacka e shkarkoi me argumentin se drejtuesi i lartë kishte përgatitur një ceremoni martesore në anijen ushtarake në Durrës.

Lexo Edhe:

ABC mëson se shpesh herë Mecollari ka pasur debate me ministren e mbrojtjes Xhacka përsa i përket disa cështjeve të ndryshme të Forcës Detare. Mecollari ka dalë publikisht dhe ka kundërshtuar procedurat e dhënies me qira të pronave që administrohet nga Forcat Detare, sic janë ato të bazës detare në Sarandë për ndërtimin e një porti jahtesh.

Një tjetër kundërshtim i Mecollarit është dhe ai për ndërtime brenda bazës detare të Shëngjinit. Por tashmë Ministria e Mbrojtjes, jo vetëm duhet të rikthejë në detyrë Artur Meçollarin, por duhet ti paguajë atij të gjithë pagat e mohuara, sigurimet shoqërore e shëndetësore.

CV e Artur Meçolari

Si oficer shtabi ai ka shërbyer midis viteve 1999-2001 si specialist i Forcave Detare prane Qëndrës Taktike të FA në Tiranë, Oficer Shtabi pranë Zyrës së NATO/PfP dhe Specialist i Programit të Partneritetit në J5 (Shtabi i Përgjithëm i FA) dhe 2003-2005 Shef i Shtabit i Distriktit të Dytë Detar në Vlorë. Si oficer komandues ka shërbyer: 2006-2007 Komandant i Grupit Luftarak në Bazën Detare të Pashalimanit, 2007-2010 Komandant i Flotiljes Detare Jugore, Pashaliman dhe 2010-2012 Zëvendëskomandant i Forcës Detare/Rojes Bregdetare.

Gjatë karrierës së tij Kapiteni i Rangut të Parë Artur Meçollari është diplomuar nga Kolegji i Shtabit të Forcave Detare të Sh.B.A (1998) (K5), Shkolla e Oficerit të Shtabit të Bashkuar të Sh.B.A (2001), Kolegji i Komandimit të Forcave Detare të Sh.B.A (2003) (K6) dhe Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes pranë Akademisë së FA, Tiranë (K7).

Kapiteni i Rangut të Parë Artur Meçollari ka gjithashtu experiencë akandemike, 2001-2002 ai shërbeu si Shef Departamenti dhe Pedagog i të Drejtës Ndërkombëtare të Detit në Akademinë e Detarisë në Vlorë dhe 2014-2015 Pedagog për Forcën Detare dhe të Drejtën Ndërkombëtare të Detit në Akademinë e FA. Ai ka shërbyer gjithashtu për një periudhë një vjeçare (2017) si Përfaqësues i Lartë i FA të RSH dhe Këshilltar i Lartë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Operacionin e NATO-s “Resolute Support Mission”, Kabul Afganistan. Është dekoruar me disa medalje kariere, Medaljen për ”Shërbime të Veçanta” si dhe Medaljen e NATO-s për “Non Articloe 5”

Kapiten i Rangut të Parë Artur Meçollari është autor i librit “Incidenti i Kanalit të Korfuzit: drejtësi e anuar” (2009) si dhe një numër artikuj shkencor mbi strategjinë detare, historinë detare dhe të drejtën ndërkombëtare dhe konmbëtare të detit. Është i martuar me Znj. Mirela Petani dhe kanë dy djem: Mattheë Miri (15) dhe Samuel Miri (12). Eshte njohes i gjuhës Italiane dhe Angleze.