Thaçi e Walker takohen në Uashington - Gazeta Express
string(36) "thaci-e-walker-takohen-ne-uashington"

Gazeta Express

26/02/2020 9:09

Thaçi e Walker takohen në Uashington

Gazeta Express

26/02/2020 9:09

Presidenti Thaçi dhe ambasadori William Walker janë takuar në Uashington.

Kjo shihet edhe përmes një fotografie që e ka postuar sot në mëngjes presidenti Thaçi, i cili po qëndron për vizitë zyrtare atje.

Lexo Edhe:

Thaçi ka thënë se takimet me ambasadorin Walker, sa janë takime pune, aq janë edhe takime miqsh.

“Takimet me mikun tim dhe të të gjithë shqiptarëve, ambasadorin William Walker, sa janë takime pune, aq janë edhe takime miqsh, ku bisedojmë për arritjet e Kosovës që nga përfundimi i luftës dhe për mënyrat sesi të bashkëpunojmë sa më mirë më tej. Miqtë e Kosovës na kanë ndihmuar gjithmonë për të avancuar çështjen e Kosovës dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve tanë”, ka shkruar Thaçi.