Olsi Rama flet për raportet me vëllain kryeministër: Çfarë na bashkon dhe ajo që na ndan


Gazeta Express
15 Maj 2019 11:46

Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama flet veç sportit edhe për raportet që ka me vëllain, kryeministër, Edin.

Olsi ndër të tjera është shprehur në “Wake up” se pavarësisht se është përfshirë shpesh herë në sulme politike, ka zgjedhur që të jetë indiferent ndaj atyre që thuhen në media për të, ndërsa ka shtuar se me Edin nuk flasin as për politikë dhe as për sport.

Ke qenë pjesë e akuzave për politikën shpeshherë, të ka ndihmuar apo të ka bërë më të fortë për të shkuar deri në fund e për të realizuar planet e tua?

Jam shumë indiferent në atë që thuhet në media, jam shumë i qetë në ndërgjegjen time, e di sesi sillem e çfarë bëj dhe këto janë disa gjëra që më anashkalojnë në punën  time, dhe i kaloj me një autoironi dhe një buzëqeshje sepse nuk mund të lë të keqen që të futet brenda meje dhe të ndikojë në jetën time.

I kërkon ndonjëherë mendim, mbështetje apo ide kryeministrit në lidhje me projektet e tua, siç funksionon një familje?

Ne kemi një jetë bashkë, e njohim shumë mirë njëri-tjetrin. Kemi shumë gjëra të përbashkëta, por unë personalisht kam bërë një pakt dhe i kam thënë që, për kohën e limituar që ai ka, se është jashtëzakonisht shumë i zënë, nuk do ta shqetësoj as atë më problemet politike, dhe as ai mua për punën e sportit, edhe pse ai është tifoz vetë, por thotë se nuk e ndjek kampionatin shqiptar.

Kur ka qenë hera e fundit që keni parë një ndeshje bashkë të dy?

Në stadium nuk kam parë ndonjëherë ndeshje me të, kemi të përbashkët pasionin për Juventusin për Italinë… kemi lujt bashkë basketboll…

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart