Gazetari Parim Olluri ka thënë në emisionin Pressing në T7 se LDK nuk do të bëjë koalicion me PDK’në para datës 29 nëntor.
Ai thotë se kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, e preferon PDK’në për pozitën e presidentit por që po heziton të lidhë koalicion në këtë kohë.
“Më datën 29 nëntor janë zgjedhjet në Podujevë dhe Mustafa frikësohet se me lidhjen e një koalicioni me PDK’në do të ketë pasoja në rezultatin e zgjedhjeve atje. Andaj ai nuk do të ngutet të lidhë koalicionin ende”, thotë ai. /GazetaExpress/