Olluri: Besian Mustafa kandidoi për t'iu marrë disa vota Lumir Abdixhikut - Gazeta Express
string(71) "olluri-besian-mustafa-kandidoi-per-tiu-marre-disa-vota-lumir-abdixhikut"

Lajme

Gazeta Express

10/03/2021 20:46

Olluri: Besian Mustafa kandidoi për t’iu marrë disa vota Lumir Abdixhikut

Lajme

Gazeta Express

10/03/2021 20:46

Gazetari, Parim Olluri ka komentuar ngjarjet e fundit që po ndodhin në Lidhjen Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Olluri ka folur për kandidimin e Besian Mustafës për kryetar të LDK-së, i cili tha se kandidatura e tij është një përpjekje për ta dëmtuar kandidatin tjetër, Lumir Abdixhikun.

Lexo Edhe:

“Besian Mustafa nuk eshte kandidat per kryetar te LDK-se!  “Kandidatura” e tij është një përpjekje për ta dëmtuar Lumir Abdixhikun. Për t’ia marre disa vota Abdixhikut. Qe te dielën të ketë me pak vota se sa Lutfi Haziri”, ka shkruar Olluri në Facebook.

Ai madje ironizoi duke thënë se është mirë që edhe Abdixhiku të porosisë kandidimin e Adelina Ismajlit, në mënyrë që t’ia dëmtojë bastionet e Lutfi Hazirit.

“Tash është mire qe edhe Abdixhiku ta beje te njëjtën. Me ia porosite kandidimin zyrtar te Adelina Ismajlit. Me ja dëmtu pak bastionet Lutes”, ka shkruar Olluri.

Kujtojmë se sot Besian Mustafa ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryetar të LDK-së. Po ashtu, Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri dhe Anton Quni janë kandidatë për kryetar të kësaj partie. /Express/