Oksidi nitrik premtues për shërimin e pacientëve me koronavirus - Gazeta Express
string(63) "oksidi-nitrik-premtues-per-sherimin-e-pacienteve-me-koronavirus"

Gazeta Express

08/10/2020 10:18

Oksidi nitrik premtues për shërimin e pacientëve me koronavirus

Gazeta Express

08/10/2020 10:18

Një studim i bërë in vitro, ka gjetur se oksidi nitrik arrin të inhiboj replikimin e SARS-CoV-2, virus i cili shkakton sëmundjen COVID-19.

Hulumtuesit sugjerojnë, që inhalimi me oksid nitrik mund të jetë një trajtim mjaft efektiv për këtë sëmundje.

Lexo Edhe:

Përderisa presim zbulimin e një vaksine adekuate, ekziston një nevojë urgjente për të zbuluar trajtime më efektive për infeksionin COVID-19.

Aktualisht, i vetmi trajtim i aprovuar antiviral është remdesivir, i cili është vërtetuar se shkurton kohën e shërimit.

Gjithsesi, studimi i fundit ka sugjeruar që oksidi nitrik, një molekulë sinjalizuese e prodhuar në mënyrë natyrale nga trupi, mund të bëhet një trajtim potencial për koronavirusin. Molekula ka efekte anti-inflamatore dhe vazodilatore (zgjeron arteriet e gjakut për të rritur qarkullimin e gjakut). Studimet e kaluara gjithashtu kanë qenë efektive edhe në trajtimin virusit herpes dhe hantavirusit.

Studimi i publikuar në revistën “Redox Biology” tani përbën provën e parë, që vërteton se oksidi nitrik inhibon replikimin e virusit SARS-CoV-2.

“Deri në gjetjen e vaksinës, ne shpresojmë se trajtimi me këtë substancë do të jetë një mënyrë efektive për këtë sëmundje”, tha Ake Lundkvist, pjesëmarrës i studimit. /Gazeta Express