OKB’ja reagon për shembjen e banesave të palestinezëve nga Izraeli


Gazeta Express
22 Korrik 2019 23:04

Izraeli ka nisur shembjen e disa banesave palestinezëve në një zonë autonome në Jeruzlaemin lindor me arsyetimin se përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit. Organizata e kombeve të bashkuara kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të shembjeve të banesave

Kanë nisur shembjet nga ana e Izraelit të 13 ndërtesave palestinezëve në rajonin e Zur Baher, pranë vijës ndarëse me zonat autonome palestineze, në Jeruzalemin lindor. Autoriteti I lartë palestinez ka kërkuar ndërhyrjen ndërkombëtare pasi bëhet fjalë për zona të cilave iu njihet autonomia kombëtare nga marrëveshja e Oslos. Sipas mediave palestineze, Izraeli po përpiqet të krijojë në atë zonë një korridor neutral mes Jeruzalemit lindor dhe Betlehemit.

Shkatërrimet janë autorizuar nga gjykata e lartë izraelite. Për Izraelin bëhet fjalë për ndërtime të paligjshme që përbëjnë një kërcënim ndaj sigurisë së vendit.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, organizata e kombeve të bashkuara ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të shembjes së banesave./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart