Ohri – pikë e përbashkët me natyrën dhe historinë


Gazeta Express
22 Maj 2019 13:05

Ohri është qytet që gjendet në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë në brigjet e Liqenit të Ohrit.  Ohri paraqet qendër të trashëgimisë kulturore dhe historike të Maqedonisë, qendër më e rëndësishme arsimore dhe burim i alfabetit të popujve slloven. 

Quhet edhe djep i kulturës, për shkak të universitetit më të vjetër në Evropë (shek. IX) dhe veprimtarisë së iluminizmit të Shën.  Klimentit dhe Naumit.  Qyteti është i njohur si Jerusalemi ballkanik dhe evropian, për shkak se në dhe rreth qytetit ka 365 kisha dhe manastire, mes të cilave më të njohura janë: Kisha e Shën Gjonit – Kaneo, Plaoshnik, kompleksi i manastirit dhe kisha Shën.  Naumi i Ohrit, Shën.  Sofia, Shën. Klimenti, Pantelejmoni dhe shumë të tjera.

Ohri është qytet që gjendet në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë në brigjet e Liqenit të Ohrit.  Ohri paraqet qendër të trashëgimisë kulturore dhe historike të Maqedonisë, qendër më e rëndësishme arsimore dhe burim i alfabetit të popujve slloven.  Quhet edhe djep i kulturës, për shkak të universitetit më të vjetër në Evropë (shek. IX) dhe veprimtarisë së iluminizmit të Shën.  Klimentit dhe Naumit.  Qyteti është i njohur si Jerusalemi ballkanik dhe evropian, për shkak se në dhe rreth qytetit ka 365 kisha dhe manastire, mes të cilave më të njohura janë: Kisha e Shën Gjonit – Kaneo, Plaoshnik, kompleksi i manastirit dhe kisha Shën.  Naumi i Ohrit, Shën.  Sofia, Shën. Klimenti, Pantelejmoni dhe shumë të tjera.

Ohri, quhet edhe xhevahiri i Maqedonisë, jo vetëm për shkak të xhevahireve origjinale të Ohrit, por edhe sipas bukurive natyrore që e rrethojnë, ofrojnë shumë mundësi për pushim, relaksim dhe kënaqësi.  Gjatë kohës së verës në periudhën turistike në Ohër mbahen shumë ngjarje kulturore të karakterit ndërkombëtar.  Krahas tradicionales Vera e Ohrit, manifestim i cili është me përkushtim shumë të madh dhe në të cilin deri tani kanë marrë pjesë emra të njohur botëror të muzikës dhe artit, mbahen edhe shumë seminare dhe konferenca shkencore ndërkombëtare, manifestime sportive, siç janë maratona ndërkombëtare e Ohrit dhe gjysmë maratona. 

Pjesa e vjetër e Ohrit është e vendosur në kodrën nën kalanë e shekullit të mesëm të Samoilit, ku gjendet edhe teatri i vjetër antik, i thurur me rrugë në ngushta prej kalldërmës në të cilat ka shumë restorante me ushqime tradicionale maqedonase, verandat e të cilave ofrojnë në pamje të shkëlqyer të Liqenit të Ohrit dhe natyrës përreth.   Turistët e rinj mund të gjejnë zbavitje të këndshme në pijetore, bare dhe klube që janë të vendosur përreth liqenit. 

Nëse nuk vizitohet Kalaja e Samolit, kompleksi Shën.  Naumi, Kishat Shën.  Sofija dhe Shën Kaneo, Teatri Antik, Burimet e Biljanës, nëse nuk shëtisni me varkë në Liqenin e Ohrit dhe nuk e vizioni Tërpejcën, Peshtanin, Gradishtë dhe Radozhdë, nëse nuk shëtisni në Potpesh, nëpër çarshi dhe përreth bregut të portit, është sikurse të mos keni qenë dhe të mos e keni përjetuar Ohrin dhe bukuritë e tij natyror.  

LIQENI I OHRIT

Liqeni i Ohrit për shkak të bukurisë së vet dhe rrallësisë së shumta është shpallur si Trashëgimi botërore dhe është e mbrojtur nga UNESKO.  Ky është njëri nga liqenet më të thella dhe më të vjetra në Evropë (e vjetër mes 4 dhe 10 milionë) me mbi 200 lloje endemike të botës shtazore dhe bimore, të rrethuar me male, prej të cilëve më i larti është mali Galeçicë, i shpallur si park nacional.   Liqeni ofron kënaqësi të dyfishtë për adhuruesit e ujërave dhe sporteve aventuristike, si dhe përjetimi i papërsëritur i zhytjes në vendndodhjet nënujore arkeologjike dhe format atraktive endemike të jetesës, siç janë p.sh. shpuza rrethore e Ohrit dhe peshqit specifik të troftës dhe belushkës. 

Për më shumë informata vizitoni www.macedonia-timeless.com/alb

Te fundit


Kthehu lart