OFL zbarkon në Tiranë e Kavajë, i kërkon burimin e pasurisë 4 të dënuarve për vrasje e drogë - Gazeta Express
string(91) "ofl-zbarkon-ne-tirane-e-kavaje-i-kerkon-burimin-e-pasurise-4-te-denuarve-per-vrasje-e-droge"

Gazeta Express

03/06/2020 13:17

OFL zbarkon në Tiranë e Kavajë, i kërkon burimin e pasurisë 4 të dënuarve për vrasje e drogë

Gazeta Express

03/06/2020 13:17

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar këtë të mërkurë formularin e deklarimit të pasurisë 4 personave të dënuar për vjedhje, vrasje dhe trafik droge.

NJOFTIMI:

Lexo Edhe:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– Y. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim”;

– S. K., banues në Kavajë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

– B. H., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

– E. T., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.