OFL / Kush është ish-polici Gëzim Çela, i njohur si ‘bosi i drogës’ që kishte laborator në shtëpi - Gazeta Express
string(92) "ofl-kush-eshte-ish-polici-gezim-cela-i-njohur-si-bosi-i-droges-qe-kishte-laborator-ne-shtepi"

OFL / Kush është ish-polici Gëzim Çela, i njohur si ‘bosi i drogës’ që kishte laborator në shtëpi

Gazeta Express

05/06/2020 11:41

Gëzim Çelaj, banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” është njëri prej tre personave që Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi sot formularin e vetëdeklarimit të burimeve të pasurisë.

Lexo Edhe:

Çelaj është i njohur si “bosi i trafikut të drogës” që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore.

Në vitin 2015, Panorama shkruante se Çela akuzohej për trafik ndërkombëtar kokaine.

Në vilën e tij në Fushë Kuqe u gjet një sasi prej 18 kg kokainë.

Në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërroi një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drej Europës Perëndimore, përmes edhe territorit shqiptar.

Në pikën kufitare të Morinit në Kukës u arrestua shtetasi, Erald Hysolli, me 7 kilogramë kokainë. Ai luante rolin e korrierit të drogës që kishte marrë në Prishtinë. Në të njëtën kohë në Prishtinë u arrestuan në flagrancë 3 persona, si u sekuestruan 50 kilogramë kokainë dhe heroinë.

Kurse gjatë kontrolleve të ushtruara në shtëpinë e Gezim Çelës në Fushë Kuqe të Mamurrasit, u gjetën 18 kiliogramë heroinë, 150 kilogramë kanabis sativa. Si dhe u sekuestruan 9 armë, 3 snajpera, granata dhe makina të blinduara.

Gëzim Çela i shpallur në kërkim

Çela u lirua nga gjykata shqiptare me argumentit se ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Më pas ai u arrestua se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la në “arrest shtëpie”. Por kur policia ka rrethuar shtëpinë e Çelës në Mamurras ai nuk ishte.

Kur mbërrinte në Shqipëri droga dërgohej në shtëpinë e Gëzim Çelës, në Fushe Kuqe. Nga ku kishte si destinacion final vendet e Perëndimit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e Çelës, policia ka mundur të sekuestrojë 20 bidona açeton dhe 500 litra perzierës. Çela e kishte shndërruar vilën e familjes në laborator për përzierjen e drogës. Çela u shpall në kërkim si kreu i këtij rrjeti të trafikut të drogës.

Për Çelën ekziston një dënim nga gjykatat italiane me 11 vite burg dhe 150 mijë euro gjobë, për trafik droge.

Para 1997-ës, Çela ka qenë oficer i Forcave Speciale.