Odise Roshi largohet përfundimisht nga Akhmat Grozny - Gazeta Express
string(52) "odise-roshi-largohet-perfundimisht-nga-akhmat-grozny"

Odise Roshi largohet përfundimisht nga Akhmat Grozny

Futboll

Gazeta Express

23/06/2021 16:26

Odise Roshi largohet përfundimisht nga Akhmat Grozny pas 5 vitesh.

Edhe pse kishte edhe një vit kontratë me skuadrën ruse pas eksperiencës disa-mujore në huazim me Dioysgor në Hungari, mesfushori i kombëtares shqiptare ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me klubin çeçen dhe tashmë është njjë lojtar i lirë në treg në kërkim të një destinacioni të ri për të vijuar karrierën.

Lexo Edhe:

Pas njoftimit të bërë nga klubi i Akhmat Grozny-t për largimin e Roshi edhe vetë futbollisti mes falenderimesh ka njoftuar lamtumirën nga skuadra ruse.