Martin Odegaard është një ndër talentet më të mirë në Evropë, që pati nëj sezon magjik te Real Sociedad.
Megjithatë, për trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane, ai është vetëm një lojtar më shumë në ekipin e tij.
“Çfarë prisni nga Odegaard? Është lojtar i ynë që mund ta ndihmojë skuadrën. Lojtarët që janë në Madrid janë më të mirët. Kemi një lojtar më shumë në ekip tani, ai është futbollist që mund të jetë i rëndësishëm për këtë skuadër”, u shpreh Zizu.
“Lojtarët duhet të jenë të gatshëm, Odegaard, si gjithë të tjerët, është i gatshëm”. /Gazeta Express/