Odegaard kërkon të largohet nga Real Madridi - Gazeta Express
string(44) "odegaard-kerkon-te-largohet-nga-real-madridi"

Futboll

Gazeta Express

19/01/2021 18:52

Odegaard kërkon të largohet nga Real Madridi

Futboll

Gazeta Express

19/01/2021 18:52

Ka pasur një kthesë radikale në lidhje me situatën e Martin Odegaard  në Real Madrid, me përfaqësuesin norvegjez që ka kërkuar në mënyrë të bujshme të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Pasi shkëlqeu me Real Sociedad sezonin e kaluar dhe u rikthye nga Los Blancos, mungesa e tij e minutave nën drejtimin e Zinedine Zidane ka qenë një burim i madh zhgënjimi për lojtarin dhe ai nuk është i gatshëm ta durojë atë më gjatë.

Lexo Edhe:

Pasi Odegaard u la jashtë skuadrës në ndeshjen e Copa del Rey me Alcoyano, u duk që ishte mbushur kupa për talentin norvegjez, përcjell Gazeta Express.

Gjatë gjithë sezonit 2020/21 deri në këtë pikë, Odegaard ka qenë në fushë për një total prej 367 minutash, gjë që e ka detyruar atë të kërkojë ambient të ri.

Zidane dëshiron të mbajë ish-yllin e Heerenveen për shkak të mungesës së lojtarëve në zonat sulmuese brenda skuadrës së tij, por kjo duket më shumë si një veprim për t’u përballur me krizën sesa një dëshirë e vërtetë për të përdorur talentin e Odegaard. /Gazeta Express/