Pesë organizata të bizneseve kërkojnë: Qeveria t'i alokojë 300 milionë euro për ta mbështetur sektorin privat - Gazeta Express
string(83) "oda-ekonomike-qeveria-ti-alokoje-300-milione-euro-per-ta-mbeshtetur-sektorin-privat"

Gazeta Express

27/03/2020 12:46

Pesë organizata të bizneseve kërkojnë: Qeveria t’i alokojë 300 milionë euro për ta mbështetur sektorin privat

Gazeta Express

27/03/2020 12:46

Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, Këshilli i Investitorëve Evropianë dhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës po kërkojnë nga Qeveria në detyrë alokimin e së paku 300 milionë eurove për fazën emergjente të mbështetjes së sektorit privat, pas situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi ka thënë se organizatat e biznesit besojnë fuqishëm se Kosova ka kapacitetet e nevojshme buxhetore për ndërhyrje financiare.

Lexo Edhe:

“Prandaj organizatat e biznesit i kërkojnë Qeverisë që jo më larg se këtë javë të aprovojë programin e likuiditetit i cili do të përfshinte: (1) Një pako financiare në vlerë prej së paku 300 milionë eurosh për fazën emergjente, (2) Subvencionimin e pagave për punonjësit e të gjitha ndërmarrjeve, aktiviteti i të cilave është ndërprerë apo vështirësuar në masë të madhe, (3) Subvencionimin e pagesave të qirasë për të gjitha ndërmarrjet, aktiviteti i të cilave është ndërprerë apo vështirësuar në masë të madhe, dhe (4) Subvencionimin e të gjitha shpenzimeve të tjera operative për të gjitha ndërmarrjet aktiviteti i të cilave është ndërprerë apo vështirësuar në masë të madhe”, thuhet në postimin e Rukiqit. /Gazeta Express

Security Check Required

null