O’Connell – politikanëve: Dëgjojini miqtë ndërkombëtarë, mos i humbisni


Gazeta Express
8 Maj 2019 12:24

Lëvizja “FOL” ka mbajtur Forumin “FOL Hapur” me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, ku është diskutuar në lidhje me fenomenin e konfliktit dhe interesit në Kosovë, nepotizmin, korrupsionin, rekrutimin etj.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, tha se 20 vite pas luftës Kosova duhet të marr vendime të qarta se si të vazhdojë rrugën e saj, dhe të pranojë ndihmën e Bashkësisë Ndërkombëtare po ashtu të dëgjojë sugjerimet e tyre.

“20 vite pas luftës ka ardhur koha me reflektua ku jemi dhe ku do shkoi Kosova, ne si  bashkësi kombëtare kemi investua shumë, jo vetëm se ka qenë e drejtë, obligim moral, por që ka qenë në interesin e shumë partnerëve në Kosovë për të pas një shtet të suksesshëm këtu, për të pas shoqëri që ofron të ardhme të ndritshme për qytetarë, për të pasur infrastrukturë dhe njerëz që luftojnë korrupsionin dhe krimin”, tha ai.

“Nëse nuk do kishte sukses Kosova, ne do kishim probleme gjithashtu”, tha ai.

“Të gjithë e dimë si është problemi, por 20 vite pas luftës kemi ardh në moment kur duhet marrim masa konkrete me pas rezultate, nëse flasim për rekrutimin kemi pas rezultate, ne i kemi ofruar Qeverisë dhe Kuvendit një mundësi me përdorë kompaninë britanike për procesin e rekrutimi. Deri tanë janë kryer 47 procese prej tyre 23 kanë pas rezultatet të mira, kjo tregon se kur ka vullnet nuk ka njerëz në Kosovë me aftësi nuk mungojnë ligjet me pas rezultate kjo ndodh vetëm nëse ka vullnet politik dhe do ketë vetëm nëse e kërkojnë qytetarët”

Ai tha se në rast se Kosova humb miqtë e saj bashkësinë ndërkombëtare, atëherë do të jetë humbje jetike për këtë vend.

“Në nuk kemi drejtë vote këtu, nuk jemi pjesë e qeverisë, ne jemi miq të Kosovës, askush nuk duhet të besoj ambasadorin qe pretendon se ai apo ajo do Kosovën më shumë apo di më mirë, por duhet të dëgjoni miqtë e Kosovës kur themi ka ardh koha me i rregullua këto çështje sepse nuk ka durim më”

“Kosova ka nevojë për përkrahjen e Bashkësisë Ndërkombëtare, nëse kjo humbet do ishte problem jetik për Kosovën”

“Nëse vazhdojnë tentimet me ndërhy me ndryshua projektligjin nuk do vazhdojmë me përkrah KQZ-në as me proces e rekrutim sepse nuk ka sens, duhet ditur kush financon partitë, çfarë përfitojnë ata me financim etj, nëse njerëzit vazhdojnë me votua partitë që shkel ligjin, ka kriminel, punësojnë njerëz në bazë të partisë dhe njerëzit nuk reagojnë ne nuk kemi çfarë të bëjmë dhe mund të vijmë në një moment të vështirë kur nuk e dimë se a do vazhdojmë ta përkrahim Kosovën”, tha ai.

O’Connell: Nëse vazhdon korrupsioni dhe krimi, ne do të ndalim investimet në Kosovë

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, tha se Organi Shqyrtues i Prokurimit është i koklavitur dhe kjo tregon për sistemin e Kosovës.

Ai ka komentuar edhe për Agjencinë kosovare për Verifikim të Pronave ku kishte qenë vetë anëtar i bordit dhe se ishte ndarë i zhgënjyer ke këtë agjencion me mënyrën se si funksionon.

“Nuk dua të trajtohem si budall me një agjencion ku nuk dihet se a mund të ketë sukses ai agjencion dhe se a mund të shkoj me ata njerëz”, tha ai.

O’Conell tha se ambasadorët nuk vendosin për Kosovën por vetë kosovarët të cilët duhet reagojnë kur shohin se diçka nuk është mirë.

“Unë nuk do marr asnjëherë rolin të vendos për Kosovën, ju do ta bëni, ju keni ligjin për ambasadorët që 50% e tyre lejohet të jetë politike, disa prej ambasadorëve të Kosovës që janë emërtua në bazë të politikës kanë qenë këshilltarët, ambasadorja e SHBA është shumë aftë më e afta që kam pa”

“Projekti britanik ka qenë me i ndihmua Kosovës me thënë se ky është proces jo mashtrues si ka qenë me agjencionin për pronësi, nëse politikanët kanë interes me ndryshua praktikën me i punësua njerëzit më të mirë mund ta përdorin ketë projekt qe do zgjidhen njerëzit sipas meritës”

Ai tha se Britania nuk do ndalet të investojë dhe ndihmoi Kosovën deri sa të ketë ende shpresë, por nëse shihet se nuk ka rezultat atëherë duhet menduar seriozisht se a duhet vazhduar të investohet në këtë vend.

“Ne do vazhdojmë deri sa të jetë e vlefshme për Kosovën dhe për ne, ne kemi mendua me investua në sektorë specifike ku ka problem ose ku ka suksese”

“Nëse ka mohime flagrante të rekomandimeve duhet vendosim me shpenzua apo jo paren britanike në Kosovë”

Ai tha se në botë shqiptarët paraqiten si kriminel, por ai tha se nuk janë.

“Nuk dmth se shqiptarët janë kriminelë, unë nuk e besoj, shqiptarët nuk janë më kriminelë se tjerët, nuk dmth se kontrabandimi i drogave dhe shumë tjerave janë prej grupacioneve nga Shqipëria e Kosova në Evropën”

“Kosovarët nuk kanë pranuar padrejtësisë që janë bërë ndaj tyre kundër regjimit, Kosova tani është demorkaci keni zgjedhje, liri te shtypit, është e mundur që të kuptojnë njerëzit qe Kosovës do gjykohet io vetëm për shkak te krimit e rëndësishme është se si reagon shoqëria e qeveria”, shtoi ai.

Te fundit


Kthehu lart