OBSh-ja: Fëmijët e botës përballen me të ardhme të pasigurt - Gazeta Express
string(58) "obsh-ja-femijet-e-botes-perballen-me-te-ardhme-te-pasigurt"

Gazeta Express

19/02/2020 10:24

OBSh-ja: Fëmijët e botës përballen me të ardhme të pasigurt

Gazeta Express

19/02/2020 10:24

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se asnjë shtet i botës tash për tash nuk ofron njëkohësisht mundësi për rritje të shëndoshë të fëmijëve dhe mjedis të përshtatshëm për të ardhmen e tyre.

Ekspertët e kësaj organizate paralajmërojnë se ndryshimet klimatike dhe reklamimi i dëmshëm që i nxit konsumimin e ushqimit të shpejtë dhe pirjen e alkoolit nën moshën e pjekurisë po i rrezikojnë fëmijët.

Lexo Edhe:

Britania e Madhe u rendit në mesin e dhjetë vendeve me kushtet më të mira në botë për shëndetin dhe mirëqenin e fëmijëve. Megjithatë, ajo shënoi kthim prapa sa i përket sigurimit të mjedisit për përshtatshëm për të ardhmen e fëmijëve, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Në raportin e Fondit për Fëmijë, i cili është pjesë e Kombeve të Bashkuara, u vlerësuan 180 shtete për mundësitë që ofrohen për fëmijët, me përqendrim te shëndeti, mirëqenia, shkollimi dhe ushqimi.

Rreth 40 ekspertë paralajmëruan se përparimi i arritur në dy dekadat e kaluara sa i përket mirëqenies së fëmijëve pritet të marrë drejtim të kundërt, nëse nuk bëhen ndryshime radikale nga qeveritë në mbarë botën.

Ata shtuan se rritja e temperaturës për 4 gradë deri në vitin 2100 do të ketë pasoja shkatërruese shëndetësore për gjeneratat e ardhshme, përfshirë rritjen e nivelit të oqeaneve, valëve të të nxehtit dhe shtimit të sëmundjeve ngjitëse.