OBSH do të asistojë trajnimin e mjekëve të Kosovës për trajtimin e të infektuarve me Covid-19 - Gazeta Express
string(93) "obsh-do-te-asistoje-trajnimin-e-mjekeve-te-kosoves-per-trajtimin-e-te-infektuarve-me-covid-19"

OBSH do të asistojë trajnimin e mjekëve të Kosovës për trajtimin e të infektuarve me Covid-19

Gazeta Express

14/07/2020 19:45

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, thotë se ka marrë zotimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për asistencën e kësaj organizate në trajnimin e stafit mjekësor të Kosovës për trajtimin e rasteve me koronavirus.

Zemaj thotë se përfaqësuesit e OBSH-së kanë shprehur gatishmërinë për të përkrahur Ministrinë e Shëndetësisë në të gjitha sferat, përveç koronavirusit edhe çështjet e tjera shëndetësore.

Lexo Edhe:

Këtë zotim dhe mbështetje, Zemaj thotë se e ka marrë gjatë takimit me përfaqësuesit e Zyrës Regjionale të OBSh-së, udhëhequr nga Ardita Tahirukaj dhe përfaqësuesen e Zyrës së OBSh-së për Kosovë, Isme Humolli, me të cilat njofton se ka diskutuar për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit për menaxhimin e COVID-19