Objektivi i Barcelonës, Interit dhe Juves: “E di që mund të arrij majën e botës” - Gazeta Express
string(76) "objektivi-i-barcelones-interit-dhe-juves-e-di-qe-mund-te-arrij-majen-e-botes"

Objektivi i Barcelonës, Interit dhe Juves: “E di që mund të arrij majën e botës”

Gazeta Express

05/06/2020 18:39

Sandro Tonali cilësohet si një nga talentet më të mëdha të futbollit italian dhe jo më kot klube si Interi e Juventusi, por edhe PSG e Barcelona në Europë, janë vënë në garë për të marrë shërbimet e tij.

Aktualisht në pronësi të Brescias, Tonali pritet të bëjë hapin e madh në fund të këtij sezoni, ndërsa presidenti i “Dallëndysheve” Massimo Cellino e vlerëson futbollistin me shifrën e 50 milionë eurove.

Lexo Edhe:

Vetë mesfushori, në një intervistë të dhënë për “Sportweek” deklaroi se i ka idetë e qarta dhe se synon të arrijë majën e botës, por pranoi se për t’ia dalë, do t’i duhet të sakrifikojë edhe shumë më tepër sesa ka bërë deri tani.

“E di që mund të arrij në majën e botës, por për këtë do të më duhet të sakrifikoj shumë më tepër nga sa kam bërë. Më krahasojnë me Pirlon, por nuk jam pasardhësi i tij. Ai kishte një pas të gjatë të jashtëzakonshëm, që unë nuk e kam ende, por jam i ndërgjegjshëm që më duhet të punoj shumë, që të arrij objektivat e mi”, deklaroi ndër të tjera futbollisti.

Në Itali këmbëngulin se Interi është në avantazh për të marrë shërbimet e mesfushorit, që u komplimentua në media edhe nga Drejtori Sportiv i zikaltërve Piero Ausilio, ndërsa marrëveshja mund të arrihet për shifrën e 40 milionë eurove dhe një ose dy të rinjve në këmbim.