Objekte misteri shfaqën në Kanada, besohet se janë UFO - Gazeta Express
string(53) "objekte-misteri-shfaqen-ne-kanada-besohet-se-jane-ufo"

Mistere

Gazeta Express

21/09/2021 1:32

Objekte misteri shfaqën në Kanada, besohet se janë UFO

Mistere

Gazeta Express

21/09/2021 1:32

Dy avionë raportohet se kanë parë “një objekt të gjelbër të shkëlqyer” i cili mandej është zhdukur në re

Pilotët e një avioni komercial dhe një ushtarak kanë parë një objekt të paidentifikuar më 30 korrik. Ky objekt është parë para Gjirit të Saint Lawrence në brigjet e Atlantikut në Kanada, sipas Vice News.

Lexo Edhe:

Një raport për incidentet misterioze është dalë më 11 gusht, thuhet në databazën e Qeverisë kanadeze.

Pilotët thanë se kanë parë “një objekt të shkëlqyer me ngjyrë të gjelbër” i cili “fluturojë nëpërmes reve, pastaj u zhduk”.

Raporti theksoi që asnjëri prej fluturimeve të avionëve nuk u ndikua, transmeton GazetaExpress

Avioni komercial ishte nga avionët e “KLM Royal Dutch Airlines”, një avion që udhëtonte nga Bostoni në Amsterdam.

Avioni ushtarak i takonte Forcave Ajrore Kanadeze dhe ishte duke fluturuar nga baza e Ontarios në Koln të Gjermanisë.

Steffan Watkins, një hulumtues i aviacionit dhe anijeve, ka analizuar informacionet nga dy avionët transportues.

Ai vuri re se avioni ushtarak ishte ngritur 300 metra lart për t’ju shmangur objektit apo për t’iu afruar atij.

“Oh, jo i madhi. Njëri nga fluturimet #RCAF apo #OpAEGIS dhe #CFC4003, dhe avioni i KLM dhe #KLM618, panë UFO në hapësirën kanadeze. Bukur shumë”, tha ai.

“…çka nëse do ta ndërpres fluturimin e KLM dhe atë të CFC në kohën kur ndodh: nëse të dhënat janë gabim ata nuk do të ishin afër njëri-tjetrit”.

“Kështu, do të dëshiroja të dijë nëse piloti i RCAF ka ndryshuar kursin për t’ju shmangur, ka shmangur kursin për të parë çfarë ishte ai, apo është kthyer në kursin e duhur dhe kjo ishte një koincidencë”, shtoi ma vonë ai.

Një zëdhënës i Departamentit për Mbrojtjen Kombëtare të Kanadasë, i ka thënë Vice që departamenti i tyre nuk ndjek UFO.

Në qershor, Pentagoni lansoi një raport për UFO që doli nga personeli ushtarak.

Më shumë se 144 raporte janë bërë nga pilotët dhe forcat detare që nga 2004, por vetëm një prej tyre është shpjeguar ai. /GazetaExpress/