“O Zot, s’kam fjalë” Edi Rama reagon për vdekjen e Gjergji Xhuvanit


Gazeta Express
14 Gusht 2019 19:14

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetin social për ndarjen nga jeta të regjisorit të njohur Gjegji Xhuvani, i cili vdiq këtë të mërkurë në Itali për shkak të një arresti kardiak.

Rama i drejtohet Perëndisë dhe thotë se i janë dashur minuta të tëra që të besonte lajmin e hidhur të humbjes së regjisorit.

STATUSI:

O Zot! U deshën minuta të tëra ta besoja se ishte i vërtetë lajmi i humbjes së Gjergjit

Sa shumē gjëra për të thënë e sa pak fjalë mblidhen bashkë në këtë moment…

Miku i shtrenjtë dhe i mirë qysh nga kohët më të vjetra, regjizori Gjergj Xhuvani, nuk i çeli më sytë, pasi mbrëmë përfundoi në Romë, filmin e tij të ri

S’kam fjalë…

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart