"O tyç gënjeshatar, në 27 prill 2009, Ilir Meta ka qenë në opozitë", reagon Presidenca ndaj Ramës - Gazeta Express
string(92) "o-tyc-genjeshatar-ne-27-prill-2009-ilir-meta-ka-qene-ne-opozite-reagon-presidenca-ndaj-rames"

“O tyç gënjeshatar, në 27 prill 2009, Ilir Meta ka qenë në opozitë”, reagon Presidenca ndaj Ramës

Gazeta Express

21/10/2020 12:53

Ditën e sotme gjatë konferencës, Kryeminstri Rama e përmendi Ilir Metën si bashkëhartuesin e marrëveshjes së detit në vitin 2009.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e Presidencës, ku zëdhënësi i saj, Tedi Blushi, i drejtohet Ramës se në 27 prill 2009, Ilir Meta ka qenë në opozitë.

Lexo Edhe:

Stausi i plotë i zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushi

Asnjë surprizë nga Mister 1 Prilli, i cili vërtetoi edhe njëherë sot, para të gjithë shqiptarëve, se është një mashtrues ordiner, i cili gënjen pa hapur gojën, lëre më kur flet.

Mister 1 Prilli pretendoi sot se Ilir Meta ka qenë një nga hartuesit e marrëveshjes për delimitimin e hapësirës detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

I kujtojmë këtij mashtruesi të pështirë se marrëveshja u nënshkrua në Tiranë në 27 prill 2009.

O TYÇ GËNJESHTAR: Në 27 prill 2009, Ilir Meta ka qenë në opozitë.Mashtrimi është vesi i tij!Vesi del me shpirtin!