Nxënësi i hyn dajak arsimtarit në shkollën e Prizrenit, drejtoria thërret Policinë - Gazeta Express
string(81) "nxenesi-i-hyn-dajak-arsimtarit-ne-shkollen-e-prizrenit-drejtoria-therret-policine"

Lajme

Gazeta Express

17/11/2022 7:59

Nxënësi i hyn dajak arsimtarit në shkollën e Prizrenit, drejtoria thërret Policinë

Lajme

Gazeta Express

17/11/2022 7:59

Rrahjet e përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme janë shumë të shpeshta në vendin tonë. Drejtoritë shpesh detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për të intervenuar në incidente të tilla që ndodhin brenda hapësirave të shkollave.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur edhe dje në një shkollë të Prizrenit, por këtë herë një nxënës përveç që rrahu një bashkëmoshatar, ka sulmuar edhe një mësimdhënës.

Lexo Edhe:

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në shkollën e mesme të ulët “Dëshmorët e Kabashit” ku pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme, një nxënës e ka sulmuar fizikisht një arsimtar të kësaj shkolle, si dhe një bashkëmoshatar të tij.

Sinjali mëson se rasti u denoncua nga drejtoria në Polici, por që i dyshuari ende nuk është kapur pasi ka ikur nga vendi i ngjarjes. Policia është vënë në lëvizje për sigurimin e prezencës së tij, teksa palët që janë sulmuar kanë dhënë deklaratë para hetuesve policorë.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Sulm”.